Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur këtë të premte që të zgjasë afatin e paraburgimit për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Në një vendim të zbardhur nga mediat në Kosovës, bëhet me dije se gjykata ka vendosur zgjatjen e paraburgimit pikërisht në ditën kur në Kosovës festohet 15-vjetori i pavarësisë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar./btvnews.al