E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ishte i dehur dhe u rrëzua në banesë, vdes gjatë rrugës për në spital 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Korçë. Në njoftim për mediat sqaron se qytetari me iniciale H.B. ka qenë duke u transportuar drejt spitalit me ambulancë kur ka ndërruar jetë.

Po ashtu sqarohet se ai kishte qenë në gjendje të dehur dhe ishte rrëzuar në banesë dhe kishte marrë dëmtime të rënda, por edhe pse u nis drejt spitalit nuk mbijetoi dot.

Rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë.

Policia thotë se nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes”, njofton policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit