E shtunë, 30 Nëntor, 2024

“Kishte 35 mijë € borxh”, kapet shqiptari në një ‘shtëpi bari’ në Angli

Një tjetër shqiptar është arrestuar në një “shtëpi bari” në Angli. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është identifikuar si Haxhi Sula dhe është 29 vjeç.

Mësohet se i riu shqiptar ishte futur në mënyrë ilegale në vend, me anë të një kamioni ku ishte fshehur në pjesën e pasme të tij.

Pas arrestimit Sula ka folur për autoritetet dhe ka thënë se është detyruar që të punojë në “shtëpi bari”, pasi kishte shumë borxhe për të shlyer.

Në dëshminë e tij në gjykatën Shrewsbury Crown, 29-vjeçari tregoi se fillimisht kur kishte mbërritur në Britani kishte punuar në lavazh dhe më pas u përfshi në trafikimin e kanabisit, ku fillimisht merrej ruajtjen e kanabisit.

Në momentin kur u identifikua nga policia i riu shqiptar kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga dritarja, por pa mundur të ia dalë pasi u kap nga efektivët.

Deklaratat e tij janë mbështetur dhe nga zyrtarët vendas, ku një prej tyre tha: Ai ka një vëlla në Shqipëri, i cili kishte një borxh prej rreth 35,000 €. Vëllai nuk ishte në gjendje të punonte për ta shlyer atë. I pandehuri ndihej i detyruar t’i paguante ato para për shkak të presionit që kishte familja nga banda të cilës i detyroheshin paratë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit