Loja në “Big Brother Vip” është nxehur. Secili nga banorët përdor strategjinë e tij duke u munduar të qëndrojë në qendër të vëmendjes. Luizi i cili gjithmonë është shprehur se Kiara është më e rëndësishme se loja tek ai, së fundmi është acaruar me moderatoren.
Ai i ka kërkuar Kiarës që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë.
“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi.
Nga ana tjetër Kiarës duket se nuk i ka pëlqyer ky reagim i Luizit duke i kthyer vetëm: “Okay, mirupafshim.”
Nga na tjetër kujtojmë që dita sot nuk nisi mirë për Luizin. Këngëtari ka qarë mëngjesin e sotëm në oborr. Teksa qëndronte i vetëm, duke pirë kafe, Luizi qau për një kohë të gjatë.
@albanianalbanian08
Ai uli kokën dhe shfryu gjithë mallin që ka për personat jashtë (komentuesit thonë nënën).
Nuk dihet nëse nëna ishte arsyeja se përse Lui nisi ditën e sotme duke qarë e jo me energji, siç jemi mësuar ta shohim. Kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën.