Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih në Forumin e Sigurisë. Në një postim në mediat sociale, Rama ka njoftuar se gjatë këtij forumi ka zhvilluar takime me disa liderë evropianë.
Rama ka publikuar edhe foto nga takimi me Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, por edhe me të dërguarin speciale të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Ëadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”, shkruan kreu i qeverisë./btvnews.al