Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa benzina jo më shumë se 186 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 80 lekë/litri.
Njoftimi:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 814, -34 nga data 14.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 783, -55 nga data 14.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 109.3, 16 (+1.12 nga data 14.02.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. /btvnews.al