E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Çështja “McGonigal”/ Francezja “Le Monde”: Takimet sekrete të ish-zyrtarit të FBI-së me Ramën!

Gazeta më e madhe franceze “Le Monde” i ka kushtuar një artikull skandalit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ku është ndalur në takimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Në shkrimin e gazetës franceze thuhet ndër të tjera se “McGonigal shumëfishoi takimet, udhëtimet, darkat, duke mos i raportuar ato”, ndërsa ndalet tek takimi me kryeministrin Rama në vitin 2017.

“Në shtator 2017, agjenti special madje u takua me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, duke i kërkuar ta largonte atë nga dhënia e të drejtave të shpimit të naftës për investitorët rusë, sipas aktakuzës së SHBA”.

Më tej në shkrimin thekson se McGonigal do të kishte edhe takime të tjera me kreun e qeverisë.

“Disa javë më vonë, personi A i dorëzoi 80,000 dollarë në një parking McGonigal. Dy pagesa të tjera, të vlerësuara në 80,000 dhe 65,000 dollarë, janë bërë gjatë kësaj periudhe në shtëpinë e ish-agjentit shqiptar.

Fjala ryshfet nuk përdoret në aktakuzë, por hetuesit dyshojnë për një shkëmbim. Në fund të nëntorit 2017, Charles McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë për nevojën e hapjes së një hetimi ndaj një shtetasi amerikan të regjistruar si lobist në dobi të një partie politike konkurruese me atë të Edi Ramës. Një hetim në të cilin personi A. shërbeu si burim”, thotë gazeta franceze

Artikuj te ngjashem

Me te fundit