Së fundmi në një bisedë, Olta e ka ngacmuar duke i thënë që mendoon se ai luan me të, mirëpo Kristi është shumë i qartë në përgjigjen e tij.
“Nuk luaj unë me atë. Mua nuk është se më ka pëlqyer nga dje sot. Unë kam thënë që është simpatike, më pëlqen. Aty filloi, diskutuam, shkuam tek dhoma e rrëfimit bashkë,”-i tha Kristi Oltës.
Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother Vip”, Kristi ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj. Por kush kërkon gjen thonë.‘Iconstyle’ ka zbuluar të dashurën e djalit të Robert Aliajt. Ajo quhet Zaza dhe duhet pranuar se është shumë simpatike.
Nuk ndihet nëse Zaza ka marrë përkthyese për të mësuar e kuptuar se ç’po thuhet brenda Big-ut, e sidomos nëse i ka marrë për keq provokimet e fillimit të Kejvinës dhe tani të Keisit.