Autori i plagosjes me thikë të një 23-vjeçari në një lagje të Shijakut është vënë prangat e policisë disa orë pas ngjarjes.
Ngjarja ndodhi të premten e 17 shkurtit në lagjen “Popullore”, pas një konflikti mes dy të rinjve, për motive të dobëta.
Policia tha se shtetasi B. K., 23 vjeç, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. M., dhe ky i fundit ishte larguar nga vendngjarja.
“Pas disa orësh ndjekjeje, rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit R. M., 20 vjeç dhe arrestimi i tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin H. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për këtë ngjarje”.
Njoftimi nga Policia Shijak
Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.
Kapet pas disa orësh kërkime, 20-vjeçari i cili pasditen e djeshme, plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim të këtij krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Popullore”, pas një konflikti mes 2 të rinjve, për motive të dobëta, shtetasi B. K., 23 vjeç, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. M., dhe ky i fundit ishte larguar nga vendngjarja, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të kësaj plagosjeje.
Pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit R. M., 20 vjeç dhe arrestimi i tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për këtë krim.
Shtetasi i plagosur B. K. merr asistencën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kalaun Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al