Arrest me burg për Erion Marinin kultivuesin e 181 rrënjë hashash në vilën në Dërmënas së bashku me faturistin Klajdi Grëmi dhe detyrim paraqitje për elektriçistin e zonës Behar Fata.
Gjykata e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e vilës shtetasin Erion(Xhevair) Marini (Gashi) 44 vjeç banues në Dërmënas, ku u gjetën 181 rrënjë hashash së bashku me faturistin Klajdi Grëmi dhe detyrim paraqitje për elektriçistin Behar Fata
Tre ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 181 rrënjë kanabisativa të mbjella në vazo në 5 dhoma gjumi në katin e tretë të vilës së Erion Marinit në Dërmënas.
Marini akuzohet për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike ndërsa Behar Fata elektriçist dhe Klajdi Grëmi faturist për abuzim me detyrën./btvnews.al