E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Të mbijetuar, pas 13 ditësh nën rrënojat e tërmetit

Rastet e mrekullive nën rrënojat e tërmetit në Turqi nuk kanë fund. Kjo grua u nxor nga rrënojat pas 296 orësh në provincën e Hatait, ndër më të goditurat e tërmetit të 6 Shkurtit. Ajo nuk është e vetmja. Autoritetet turke thanë se orët e fundit janë shpëtuar 3 persona në të njëjtën zonë.

Operacionet e kërkim shpëtimit kanë mbushur sot ditën e tyre të 13-të. Mbi 46 mijë është numri i përgjithshëm i viktimave, ndër të cilët mbi 40 600 në Turqi dhe 5 800 në Siri ku prej ditësh nuk ka përditësim të të dhënave.

Mediat shkruajnë se i pajetë është gjetur edhe trupi i futbollistit të famshëm nga Gana, Kristian Atsu. Trupi i pajetë u gjet në Antakja ku jetonte kohët e fundit pasi ishte përfshirë me ekipin vendas Hatajspor, ndërsa njihet edhe si ish-futbollist i Chelsea, Everton e New Castle.

Ekipet e emergjencës presin që bilanci i tragjedisë të rritet, në lista rezultojnë ende shumë të zhdukur. Përllogariten 345 mijë ndërtesa të shkatërruara vetëm në juglindje të Turqisë, si pasojë e asaj që konsiderohet si katastrofa më e rëndë e periudhës moderne në këtë vend.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit