E diel, 19 Janar, 2025

Australia legalizon droga psikedelike për përdorim mjekësor

Enti për Mbikëqyrjen e Drogave në Australi ka njoftuar se së shpejti do të lejohet përdorimi i substancave psikedelike MDMA dhe psilocybin – të njohura më tepër si ecstasydhe kërpudha magjike – për trajtimin e depresioneve dhe stresit post-traumatik.

Sipas mediave ndërkombëtare, mjekëve psikiatrër do t’u lejohet t’u japin pacientëve të tyre me recetë dy substancat psikedelike duke filluar nga korriku 2023.

Enti i Prodhimeve Terapeutike njftoi se ka gjetur “prova të mjaftueshme për përfitimet e mundshme të tyre ndër pacientë të caktuar”.

Të dyja drogat konsiderohen aktualisht si “substanca të ndaluara” dhe mund të përdoren vetëm në prova klinike të kontrolluara me rreptësi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit