E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Po vendoste baste sportive në telefon, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimatarisë së lojërave të fatit.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se kanë arrestuar një 38-vjeçar, i cili u kap në lokalin e tij duke vendosur baste nga celulari.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular. Sekuestrohet aparati celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Zh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në lokalin e tij, në rrugën “Teodor Keko”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit