Policia e Dibrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 persona nga Tirana që nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar. Sipas bluve, janë procedohen penalisht në gjendje të lirë tre shtetas të tjerë, të cilët kishin lidhje shoqërore dhe të afërm të shtetasve të shpallur në kërkim.
Po ashtu mësohet se është sekuestruar një automjet, një krëhër kallashnikovi me 30 fishekë, një mekanizëm që shërben për blurje të lëndës narkotike dhe tre kapuçë në formë maskash.
NJOFITMI I POLICISË.
Strukturat hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe Postën e Policisë Klos, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që merrm me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë organizuar pika kontrolli me qëllim goditjen e tyre.
Si rezultat në rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë, Bashkia Klos, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Volsëagen’, ku udhëtonin 4 shtetas, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por janë ndaluar disa metra larg pikës së kontrollit dhe më pas kanë braktisur mjetin duke u larguar me vrap.
Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mekanizëm metalik që shërben për blurje të lëndës narkotike me mbetje të lëndës narkotike e dyshuar canabis sativa, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.
Si rezultat i hetimeve të thelluara bazuar dhe në inteligjencë informative u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve: E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” .
Po në vijim të hetimeve të thelluara shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ushtruan kontroll në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh ku dyshohej se do shkonin katër shtetasit e shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit në këtë banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, tre shtetas të tjerë nga Tirana, konkretsht: E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë lidhje shoqërore dhe të afërm me shtetasit e shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën ku u gjetën këta tre shtetas gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël canabis sativa që po e përgatisnin në doza. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./btvnews.al