E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Trajneri i Bulqizës reagim të fortë kundër arbitrave: Po dëmtonin garën, ca ekipe i trajtoni si të nënës e të tjerat si të njerkës

Trajneri i Bulqizës ka bërë një reagim të fortë lidhur me vendimet e arbitrave gjatë ndeshjeve. Haki Çekiçi në një reagim në emër të klubit dënon vendimet jo të drejtat të arbitrave dhe hedh dyshime për trukime ndeshjesh.

Sipas tij disa skuadra trajtohen si të nënës e të tjerat si të njerkës dhe po dëmtojnë garën e ndershme në Katëgorinë e Dytë.

REAGIMI I PLOTË:

Dënoj me force një arbitrim skandaloz i cili është tendencioz e i tepruar duke na hëngër hakun për disa ndeshje me radhë e kjo ka ardhur pasi në si klub kemi ankimuar ndeshjen Sport Klub  Bulqiza – Valbona.

Jo vetëm që ndeshja dhe pse me argumente kokëfortë prapë Komisioni i Disiplinës as e ka marrë në shqyrtim por po na bëjnë një presion të pa parë ku në disa ndeshje po na jepet penallti që në minutë të 1 dhe nuk ka ndeshje që nuk po na nxjerrin lojtarë me të kuq.

Nëse kampionati është i trokuar dhe një ekip është i nënës dhe një i njerkës atëherë më mirë na e thoni troç dhe mos lodhemi kot se gara kështu nuk është e ndershme. Ne si klub e dënojmë me forcë këtë diskriminim që po na bëjnë e po na provokojnë në maksimum po ne do vazhdojmë të jemi fair play si me arbitrat e me ekipet. Presim përgjigje zyrtare për ankesat që kemi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit