Dy persona që ishin futur në një shpellë në malin e Klenjës në Ostren, për të rregulluar tubacionin e ujit janë asfiskuar.
Policia e Bulqizës në një njioftim për mediat sqaron se ata kanë shfaqur probleme shëndetësore. Atyre u është dhënë ndihma e parë dhe janë dërguar në spital.
NJOFTIMI I PPLOTË
Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.
Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje./btvnews.al