E diel, 20 Prill, 2025

Vdes në rrethana misterioze një shqiptar në një ‘shtëpi bari’ në Spanjë, gjendet i pajetë me tub gazi në gojë

Një shqiptar ka vdekur në rrethana misterioze në një “shtëpi bari” në Spanjë. Mediat vendase bëjnë me dije se kjo ngjarje është duke u hetuar nga autoritetet.

Shqiptari është gjetur i pajetë brenda një plantacioni kanabisi në Mont-roig del Camp, pranë Katalunjës.

Mediat shkruajnë se viktima ishte përgjegjës për bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur, i rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë.

Duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por kanë lënë të hapur mundësitë duke vijuar hetimin e rrethanave.

Sakaq, bëhet me dije se në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit