E hënë, 2 Dhjetor, 2024

VIDEO – Largimi i të rinjve, mbeten tokat djerr

Largimi masiv i të rinjve që vijon prej vitesh në vendin tonë është bërë një fenomen shqetësues. Në zonat rurale dhe ato urbane ndjehet kjo ikje edhe nga mosha e tretë.

Më problematike situata paraqitet në zonat rurale ku largimi i të rinjve ka bërë që tokat të mbeten djerr e të moshuarit të jetojnë vetëm.

80-vjeçari Elez Elezi thotë se shkak është bërë mungesa e perspektivës dhe e punësimit për të rinjtë. 80-vjeçari nga fshati Bërshi i Klosit Elez Elezi thotë se faji është i të gjithë politikës 30 vjeçare në vendin tonë, i të gjitha krahëve.

Elezi shton se me këtë ritëm, do të largohen edhe të moshuarit, pasi nuk mund të jetojnë vetëm dhe larg fëmijëve.  Sipas 80-vjeçarit Elez Elezi, vendi ynë ka resurse të mëdha me të cilat sipas tij, mund të jetojnë jo 2.8 por 20 milion njerëz./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit