Lionel Mesi i dhuroi fitoren PSG kundër Lilës në minutën e 94′ me një gol nga goditja e dënimit duke i dërguar shifrat në 4-3.
Pas sfidës, argjentinasi u duartrokit dhe vlerësua nga të gjithë për atë supergol.
Një ndër ta ishte dhe mbrojtësi i PSG-së Serxhio Ramos. Edhe pse dikur ishin rivalë kur luanin për Realin dhe Barçën, ata sot janë shokë në ekip.
“Nuk jam më i befasuar nga Mesi. Te Barça ai ishte mësuar të vendoste ndeshjet si ndaj Lilës. Më vjen mirë që ai është tani në ekipin tim”, përfundoi Ramos.