E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ende s’kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit, Turqia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur pasditen e sotme jugun e Antiokisë të Turqisë. Instituti Europian i Sizmologjisë në një postim në mediat sociale bën me dije se tërmeti ka qenë i fuqishëm.

Përhapja e dridhjeve mësohet të jetë përhapur në një rreze prej 400 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Libi, Siri, Qipro, Arabi dhe Izrael.

Antiokisa është një nga zona e prekura nga tërmeti i 6 Shkurtit, i cili ka lënë pas rreth 50 mijë viktima.

Turqia dhe Siria u goditën në fillim të këtij muaji nga një tërmet shkatërrimtar dhe ende nuk kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit, pasi shumë godia janë shkatërruar plotësisht./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit