E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kapet në kufi makina e mbushur me drogë, policia greke dyshon se ishte nisur nga Shqipëria

Policia greke ka zhvilluar një operacion në Igumenicë dhe ka arritur që të sekuestrojë 7 kilogram marijuanë. Sipas informacioneve nga mediat vendase, bëhet me dije se droga është kapur në një mjet që vinte nga Shqipëria.

Pas dyshimeve për transportin e drogës, policia ka kryer kontrolle të imtësishme në mjet dhe ka gjetur 8 pako që përmbanin 7 kg 834 gram marijuanë.

Lidhur me këtë operacion është arrestuar dhe shoferi, por identiteti i tij nuk bëhet ende me dije./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit