Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shtruar në urgjencë në QSUT.
Raportohet se ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe është shtruar tek reparti i Neurokirurgjisë.
“I bëmë skaner dhe e nisëm direkt tek klinika Neurologjike në QSUT”, tha një mjek.
Dyshohet se ai ka pësuar Insult Cerebral Trombotik (ndodh pasi pakësohet furnizimi me gjak dhe oksigjen në tru). /btvnews.al