Një 32-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Shkodër, në rrethana momentalisht të paqarta. Burime zyrtare të policisë thonë se Denis Muja ndodhej në shtëpi kur u plagos në këmbë. 32-vjeçari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për ngjarjen.
Paraprakisht dyshohet që Muja është vetëplagosur, aksidentalisht. Ai rezulton person me precedentë penalë, për armëmbajtje pa leje. /btvnews.al