E hënë, 2 Dhjetor, 2024

U dhunua në Shqipëri, vdiq në Kenia! Sot protestë para prokurorisë për 22-vjeçaren, Joy Aoko

Ditën e sotme do të mbahet një protestë para Prokurorisë së Tiranës për rastin e Joy Aoko-s. Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të kërkohet drejtësi për vrasjen barbare të 22-vjeçares nga Kenia e cila kishe ardhur për të punuar në një kazino në Tiranë.

Në një apel në rrjetet sociale, shoqja e saj, e cila mbërriti me të në Tiranë thotë se ai person që e dhunoi është i lirë dhe nesër mund të dhunojë një tjetër vajzë. Ajo bën thirrje që të bashkohemi për të kërkuar drejtësi në emër të familjes e miqve.

‘Ne erdhëm në Shqipëri të dyja, por Joy u sulmua brutalisht. Kanë kaluar 7 muaj dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj po ju drejtohem ju për të kërkuar drejtësi në emër të familjes dhe miqve.

Dhe jam për t’iu thënë se ai person sot është i lirë. Dhe kurrë nuk e dini, dje ishte Joy, nesër mund të jem unë, ti, vajza jote. Pra le të bëhemi bashkë, Kenia dhe Shqipëria dhe të ndihmojmë familjen e Joy-t për drejtësi sepse jemi të shkatërruar. Kanë kaluar 7 muaj dhe askush nuk ka të dhënë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ju lutem shumë të protestojmë për drejtësi për Joy. Dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe për familjen e Joy.’- shprehet ajo.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj Ruth Abongo. Joy largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve.

Joy Aoko u gjet e dhunuar në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit. Mikesha e saj hapi dritaren dhe poshtë hostelit ku jetonin pa një vajzë gjysmë të zhveshur e të shtrirë. Ajo zbriti menjëherë poshtë dhe zbuloi se bëhej fjalë për shoqen e saj dhe e dërgoi në spital. Autor e të dyshuar, nuk ka ende! Një prej tyre dyshohet të jetë shoferi i kazinosë ku punonte Joy, me të cilin e reja dyshohet të ketë pasur lidhje intime. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit