Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Greqi
Viktimë ka mbetur 34-vjeçari Visar Dakrama nga Vlora.
Ngjarja ndodhur pasi i riu shqiptar ishte përleshur me të riun grek, ku shkak i konfliktit ishte një vajzë.
Pas përleshjes 33-vjeçari grek ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.