E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Kanali që dikur vadiste qindra hektar tokë, sot as 1 hektar nuk e vadit

Veprat vaditëse të ndërtuara para viteve 90-të janë thuajse të gjitha jashtë funksionit. Ky kanal vaditës dikur ju shërbente 5 fshatrave në Bulqizë dhe me të mbanin qindra hektarë tokë bujqësore me ujë vaditës.

Por sot, kjo vepër i shërben vetëm gjysmës së fshatit Peladhi, pasi që nga viti 1992 nuk ka funksionuar më. Gani Hysa tregon se tokat bujqësore e pesë fshatrave që nisin me Peladhinë e përfundojnë me tek ura e Serbinit kishin ujë vaditës me vetërrjedhje, por prej 31 vitesh ai nuk u rivendos në punë.

Sipas Ganiut për këtë kanal janë dhënë në këto 30 vite shumë herë fonde për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme, por fakti në terren tregon se ai nuk i shërben më shumë se gjysmës së fshatit Peladhi.

Ai shton se shteti duhej të kishte kontrolluar zbatimin e projekteve që janë financuar për rregullimin e kësaj vepre vaditëse. E tani që kjo vepër nuk është në shërbim të fermerëve, banori Gani Hysa dyshon se me të do të ndërtohet hidrocentral./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit