Një vrasje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mykonos të Greqisë ku i vrare ka një 34-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit akoma nuk dihet.
Autori dyshohet të jetë një shtetas grek 33-vjeç.
Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.
33-vjeçari grek më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një grua.
Pas përleshjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë 34-vjeçarin.
33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. /btvnews.al