E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Objekti i drurit 2000-vjeçar mund të jetë përdorur si lodër seksi nga romakët e lashtë

Një objekt druri, rreth 2000-vjeçar në formën e një organi gjenital mashkullor, mund të jetë përdorur si lodër seksi nga romakët e lashtë në Britani.

Objekti është zbuluar fillimisht në vitin 1992, në një fortesë romake në Vindolanda, pranë Murit të Perandorit Adrian, që dikur ndante Perandorinë Romake nga toka e keltëve në ishullin britanik.

Sipas BBC, gabimi historik ishte bërë për shkak se objekti i drunjtë ishte gjetur pranë dhjetëra këpucëve, veshjeve dhe mjeteve të tjera të përditshmërisë.

Objekti i gdhendur është rreth 16 centimetra i gjatë dhe mund të jetë përdorur si lodër seksi. Nëse supozimet paraprake konfirmohen plotësisht, atëherë ai do të jetë i vetmi objekt i këtij lloji i gjetur nga epoka romake.

Sipas studimit, fakti që këto objekte nuk gjenden rëndom në kërkime arkeologjike, vjen për shkak se mendohet që krijoheshin me materiale organike, të cilat nuk i rezistonin kohës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit