E diel, 24 Nëntor, 2024

Prindërit i vdiqën në aksident, vetë shpëtoi! Kalvari i vuajtjeve të Tan Brahimit, nga tentativa për vetëvrasje, tek sherri i aktorit me Agron Llakaj

Tan Ibrahimi është aktori i humorit që prej dy javësh është bërë pjesë e “Big Brother”. Aktori shumë pëlqyer në rrjetet sociale ka çuar në shtëpinë e famshme natyrën e tij paqësore, por edhe shumë batuta e të qeshura.

Ndonëse u bë shumë ditë në shtëpi, ai ka zgjedhur që të flasë pak për jetën e tij brenda, edhe pse episode e dhimbshme nuk kanë qenë të pakta për të.

Vetë aktori i humorit e ka ndarë rrëfimin e tij me ndjekësit në rrjete sociale, duke zbuluar copëza të një kalvari me ngjarje të rënda për të.

Jeta e tij ndryshoi në vitin 2013, kur prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident të rëndë automobilistik. Vetë aktori ishte me ta në makinë, por ia doli që të shpëtojë, edhe pse i është dashur shumë kohë që të marrë veten.

Kjo ka qenë edhe periudha kur konkurrenti i “Big Brother” luftoi me depresionin. Madje, ashtu si vetë ai ka thënë, familjarët e ruanin që mos të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Vite të vështira ekonomike dhe me depresion të thellë ndryshuan totalisht jetën e tij, por edhe të familjes së tij.

Megjithatë, zhgënjime të njëpasnjëshme mori edhe në karrierën si aktor humori. Tani provoi audicionet e “Portokallisë” dhe fitoi, por kjo erdhi në momentin më të keq, pikërisht kur humbi të dy prindërit. Megjithatë, ai vendosi të shkojë te “Portokallia”.

Më pas u bë pjesë e “AlPazar”, ku qëndroi për 4 vite dhe u largua pas një përplasjeje me Agron Llakajn. Nga “Portokalli” u largua nga puna me motivacion se humori i tij nuk ishte në nivelin e shfaqjes.

Por pas një kohe tek “AlPazar”, shkëputja me Agron Llakajn ka qenë e vështirë. Vetë Tani ka bërë me dije se me drejtuesin e shfaqjes pati një konflikt dhe madje nuk është paguar.

Pas një kalvari të tillë, sot Tani është në kërkim të famës në “Big Brother”, duke shpresuar se më pas do të marrë oferta pune, për të rregulluar jetën e tij dhe të familjes së tij.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit