E diel, 24 Nëntor, 2024

‘Provimet në salla të mëdha me kamera’/ ‘Maturën Shtetërore’, Kushi: Provime të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe

Matura Shtetërore 2023 do të ketë disa risi. Një prej tyre lidhet me fëmijët me aftësi ndryshe. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri të ditur ditën e sotme në Komisionin e Edukimit se nxënësit me aftësi ndryshe do të ketë provime të veçanta.

“Hartimi i provimeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe. Ata i nënshtroheshin të njëjtave testeve, kjo e vështirësonte shumë. Testet e veçanta do ta bëjnë më të lehtë për ta dhe për prindërit e tyre.”- tha ministrja në komision.

Ajo bëri të ditur se risi do të jetë vendi ku do zhvillohen provimet. Kushi tha se nxënësit do të ulen në mjedise të mëdha, do të ketë numër të lartë administratorësh madje deklaroi se do të ketë edhe kamera sigurie.

“Ende ka diferenca në notë mes mesatares vjetore dhe notës në maturën shtetërore dhe kjo vjen për vlerësim të fiktivitetiti.

Provimet e maturës duhet të zhvillohen në klasa sa më të mëdha, që mund të jenë pallat sporti, korridore të mëdha në universitete. E rëndësishme është të jenë mjedise sa më të mëdha, të ketë numër të lartë administratorësh por edhe kamera sigurie që të gjithë të jenë të qetë.

Kemi marrë vendimin për testin e informatizuar për mjekësinë. Ky do jetë shtesë, pos provimet të maturës vetëm për ata që zgjedhin mjekësinë. Ata janë më të mirët që kemi në sistem, por kjo mungesa e fiktivitetit që thamë pak më lart mund të penalizojë disa që janë të shkëlqyer. Në këtë mënyrë ne rrisim meritokracinë.

Është pritur shumë mirë nga maturantët, janë njohur me metodikën e pyetjeve.

Pritet të jenë rreth 3 mijë kandidatë. Kemi marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, ne kemi dakordësim që ky provim të jetë kriter për renditjen e maturantëve me 30% të peshës. Risia është hartimi i testeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe.”- tha Kushi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit