Një sherr mes disa personave ka përfunduar me dy të plagosur. Policia e Tiranës sqaron se ngjarja ka ndodhur në Paskuqan, në rrugën “Dine Hoxha”.
Sipas bluve të Tiranës, një 30-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë dy persona të moshës 35 dhe 31 vjeç, të cilët janë dërguar në spital.
“Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar”, sqaron policia e Tiranës./btvnews.al