Një sherr mes tre shqiptarëve ka ndodhur në Rodos të Greqisë. Mediat vendase bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur në një klub nate, ku një 23-vjeçar ka plagosur me thikë 2 kushërinj.
Mësohet se 23-vjeçari ka plagosur me thikë në qafë një 31-vjeçar, i cili punonte si DJ në klubin e natës, e po ashtu ka plagosur në dorë edhe kushëririn tjetër.
Duket se sherri mes tre shqiptarëve ka qenë për arsye banale, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, 23-vjeçari gjatë darkës ka provokuar DJ duke e bezdisur teksa ai luante muzikë.
Në momentin që ai është drejtuar së bashku me kushëririn e tij në makinën e tyre për t’u larguar, 23-vjeçari i ka provokuar ata sërish më fjalë, e më pas i ka plagosur.
Policia ka vënë pranga autorin e ngjarjes, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanava./btvnews.al