E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Si parashikohet moti për sot, temperaturat rriten sërish

Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 3 deri në 17°C, në zonat e ulëta nga 4 deri në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 7 deri në 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit