Një banore e re thuhet se do jetë sot pjesë e “Big Brother VIP”.
“Anabel.al” raporton se bëhet fjalë për Eva Alikaj, emri i së cilës u përfol edhe edicionin e kaluar.
E njëjta media, shtoi se Eva do të surprizojë banorët ku ata të interpretojnë disa pjesë nga “Pallati 176.” Në intervista të ndryshme, Eva ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e formatit.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha, unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”, duke shtuar se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”. /btvnews.al