Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe një gjë të tillë po e bën më së miri, Kylian Mbappe. Sulmuesi francez duke i pandalshëm dhe vendos rekorde çdo ditë.
Me dygolëshin që realizoi në fitoren e PSG ndaj Lille, ka vendosur një tjetër rekord, pasi ka hyrë në mesin e goleadorëve historik në elitën e futbollit francez.
Nënkampioni i Botës realizoi golin numër 150 në Ligue 1, për t’u bërë golashënuesi më i ri që arrin këtë kuotë.
Mbappe e bën këtë në moshën 24 vjeç e 2 muaj, duke thyer kështu një rekord që mbahej nga Just Fontaine që prej vitit të largët 1959. Ish-sulmuesi Nice dhe Reims shënoi 150 gola në moshën 26-vjeç e 2 muaj, duke mbajtur pas Herve Revelli, i cili në vitin 1972 shënoi me fanellën e Saint Etienne e Nice 150 gola në kampionatin francez në moshën 26 vjeç e 3 muaj./btvnews.al