Ndonëse Valbona e mori si “sulm” reagimin e djeshëm të Luizit, në fakt ky nuk ka qenë qëllimi i tij. Duke folur me Kiarën, ai tha se e ngacmoi Valbonën për dy arsye.
“E para, që në shtëpi të krijohet një situatë e re dhe e dyta që ajo të jetë në “borxh” me mua“, i tha Luizi-Kiarës.
Debati mes tyre ishte shumë i ashpër, aq sa Valbona shpërtheu në lot. Madje kjo e fundit i tha Deas se ka luhajte të tensionit dhe probleme me rrahjet e zemrës.
Duket se Luizi gjithçka e ka bërë me plan, pasi ka kërkuar që debati mes tyre të diskutohet në Prime që të sqarohet gjithçka./btvnews.al