E enjte, 28 Nëntor, 2024

Zgjedhja e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Reforma po ecën përpara

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në mediat sociale, Kim ka uruar kryetaren e re të gjykatës Hota Zaçaj dhe shkruan se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e as e shpejtë dhe as e lehtë, por po ecën përpara.

Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur që kur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.

Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur”, shkruan ambasadorja Kim.

Holta Zaçaj u zgjodh të hënën kryetare e Gjykatës Kushtetuese me 5 vota nga 9 anëtarët e kësaj gjykate./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit