E hënë, 21 Prill, 2025

Dhunuan ekonomistin Petraq Milo në kufi, arrestohen dy policët në Mal të Zi

Dy policë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtrajtimit të ekonomistit Petraq Milo në pikën kufitare në Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Arrestimi i zyrtarëve policorë u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në Ulqin, ku thuhej se ata kishin dhunuar Petraq Milon.

Ata dyshohen për veprën penale të keqtrajtimit, që nënkupton përdorim të tepruar të forcës“, tha Policia e Malit të Zi.

Sipas disa videove të publikuara nga mediat malazeze më 21 janar, policë të Malit të Zi shihen duke nxjerr me forcë nga makina Milon, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit