Ekipi turk i Fenerbahçe ka marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e futbollistit me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
Sipas mediave sportive turke, Egzon Alioski dhe Fenerbahçe kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre, pas shumë problematikave të hasura.
Klubi ka reaguar në lidhje me këtë vendim dhe ka bërë me dije se arsyeja e ndërprerjes së kontratës është fakti se lojtari ka shfaqur një sjellje të vazhdueshme të padisiplinuar, si me stafin, ashtu edhe me drejtuesit dhe shokët e tij të ekipit.
Në këtë mënyrë, verdhezinjtë kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat, duke vendosur dhe ndërprerjen e kontratës me Alioskin./btvnews.al