Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Klosit. Një punëtor që ndodhej duke punuar në kantierin e ndërtimit të urës në hyrje të qytetit ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 minuta teksa punëtori i montimit të hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke pësuar të fikët.
57-vjeçari Mujedin Biba është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.
Paraprakisht dyshohet se 57-vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë!
Rreth orës 08.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.B., rreth 57 vjeç, banues në Kukës.
Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se 57-vjeçari, duke pritur për të marrë punën në dorëzim, dyshohet se ka pësuar infrakt dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al