Dita e sotme do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë të mjegullës së dendur.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 7m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 1 deri në 18°C, në zonat e ulëta nga 2 deri në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 6 deri në 20°C./btvnews.al