E ardhmja e Lionel Messi është një temë dite në mediat në Francë dhe Spanjë. Argjentinasi nuk ka firmosur ende një rinovim me Paris Saint Germain ku u transferua në 2021.
Kjo ka bërë që në Barcelonë të shpresojnë te një kthim i mundshëm Messi. Radio Katalunja bëri të ditur se ka patur një takim me babain e Leo Messi dhe presidentit Juan Laporta.
Të dy kanë biseduar për ardhmen e lojtarit dhe nderimit që Barcelona kërkon t’i bëjë futbollistit që e bëri sërish të lavdishëm këtë ekip. Prania e futbollisti në Barcelonë shtoi akoma më shumë dyshimet te mediat spanjolle edhe pse ai vetë thotë se ishte një vizitë e zakonshme në shtëpinë që ka ende në këtë qytet.
Kontrata aktuale e Lionel Messi me Paris Saint Germain përfundon në 30 Qershor të këtij viti, ndërsa ka një pikë që i krijon mundësinë ta zgjasë edhe për 1 sezon.