E shtunë, 30 Nëntor, 2024

U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale në Athinë, viktima një 37-vjeçar shqiptar që punonte hidraulik

Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar.

37-vjeçari u vra aksidentalisht teksa ishte në një lokal në Athinë. Viktima është identifikuar nga vëllai i tij, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Islami. Ky i fundit punonte si hidraulik në Greqi.

Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit. Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit