E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Drama e familjes Hoxha nga fshati Tomin, jetë në kushte ekstreme

Katër pjesëtarë të familjes Hoxha nga fshati Tomin i Bashkisë Dibër rrezikojnë jetën në këtë banesë gati në shembje. Ndërtesa është dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të rëna në këtë zonë, ndërsa familjarët tregojnë se deri tani nuk kanë përfituar asgjë.

E zonja e shtëpisë, Rozeta Hoxha thotë se ndjehen në rrezik teksa jetojnë në këtë banesë gati të shembur. Rozeta shprehet se e ka të pamundur të marrë një banesë tjetër pasi vetë vuan nga disa sëmundje, ndërsa bashkëshortin e ka me aftësi të kufizuara dhe qëndron në karrocë.

Ajo ju bën apel të gjitha institucioneve shtetërore e jo shtetërore që t’i ndihmojnë.  Nëna e Rozetës thotë se ajo vazhdimisht frikësohet për vajzën e saj se mos banesa i zë brenda. Për shkak të rrezikut, Kadrie Nurçe udhëton çdo ditë nga banesa e saj tek banesa e vajzës, për tu siguruar se banesa nuk i ka zënë brenda.

Edhe nënë Kadria kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore, pasi familja është e pamundur ekonomikisht si pasojë edhe të sëmundjeve që ata vuajnë. Pamjet e brendshme të banesës së familjes Hoxha janë vërtetë të frikshme, me mure të çara, dysheme të deformuar, kolona të këputura etj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit