Kristi dhe Keisi çdo ditë e më tepër po afrohen me njëri-tjetrin. Raporti i tyre po forcohet dhe ata shumicën e kohës i shikon bashkë, duke u puthur, prekur dhe përqafuar.
Sot Kristi ka shkuar dhe në dush, teksa Keisi ka qenë duke u larë. Teksa Keisi ishte futur për të bërë dush, Kristi hapi kabinën dhe u fut brenda.
Ai i dhuroi Keisit disa puthje dhe i tha se po e pret të mbarojë. Duket se kjo dyshe do të jetë çifti i radhës në Big Brother VIP./btvnews.al