Hetimet e policisë greke kanë identifikuar 4 nga 7 shqiptarët që u përfshinë në sherrin masiv në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht Pëllumb Islami.
Mediat greke bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë ngarjen dyshohet të jenë arratisur drejt Shqipërisë për t’u shpëtuar prangave.
Mësohet se Personat e përfshirë në këtë konflikt janë pjesë të dy grupeve kriminale të trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore dhe gjobëvënës.
Një natë më parë, 7 shqiptarët u futën në një lokal në Athinë, dhe pas një sherri të ashpër, njëri prej tyre ka qëlluar 9 herë me armë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht 40-vjeçarin Pëllumb Islami, duke i marrë jetën në vend.
Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, ndërsa raportohet se ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij./btvnews.al