Kushtetuesja rrëzoi bordin e ushqimeve, Zef Preçi: I njëjti parim duhet të ndiqet dhe për karburantet
Rrëzimi i aktit normativ nga Gjykata Kushteteuese për miratimin e çmimeve të ushqimeve sipas ekspertit Zef Preçi është një ogur i mirë për konsumatorët, por edhe konkurrencën në treg.
“Bordi praktikisht ka qenë një sjellje anti-konkurrencë, do të thotë që fiksimi i çmimit pavarësisht motivit apo ndarja e tregjeve janë të paligjshme dhe në thelb ka të bëjë me ndërhyrjen e shtetit në treg. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese risjell në standardet e ligjit pikërisht sjelljen e operatorëve ekonomikë në treg.”
Parimisht, sipas ekspertit kjo gjë duhet të funksionojë edhe për Bordin e Transparencës për karburantet.
“Për analogji, por jo për procedurë, për përmbajtje mund të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk do të thotë se do të ulen çmimit. Tregu është i kontrolluar nga një numër i kufizuar operatorësh.”
Sipas ekspertit Zef Preçi, qeveria me miratimin e këtyre akteve normative nuk kishte në fokus interest e konsumatorëve.
“Në rastin e këtyre bordeve, qeveria dhe personat e biznesit u bënë sëbashku dhe çuan në varfërim të konsumatorit. Kështu ndodh kur qeveria do të mbushë arkën e shtetit.”
Gjykata Kushteteuese aktin nomativ, nr,7 me fuqinë e ligjit, për monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë e ka rrëzuar duke e konsideruar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.