E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Kapiteni legjendar tërhiqet nga kombëtarja: Nuk ishte vendimi im

Në moshën 36-vjeçare, Sergio Ramos ka njoftuar se nuk do të mbajë më veshur bluzën e kombëtares spanjolle. Në një postim në mediat sociale, ai ka njoftuar se nuk do jetë më pjesë e Spanjës por shton se ky nuk është vendimi i tij.

Ai u ka dërguar një letër të hapur tifozëve dhe shkruan “sot mora një telefonatë nga trajneri aktual de la Fuente dhe ai më tha se nuk llogarit dhe nuk do të llogarisë tek unë, pavarësisht  nivelit që mund të tregoj me klubin”.

Ramos shton se donte që të ishte pjesë e skuadrës, por e respekton vendimi që është marrë për të.

Besoj me përulësi se kjo trajektore e meritonte të përfundonte nëse vendimi do të ishte personal ose për perfrmacat e mia të dobëta, por jo për shkak të moshës apo arsyeve të tjera që, pa i dëgjuar, i kam kuptuar. Sepse të qenët i ri ose më pak i ri nuk është një virtyt apo defekt, është thjesht një karakteristikë e përkohshme, që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën apo aftësinë”, shton ai.

Ramos luajti për herë të parë me përfaqësuesen në vitin 2005 dhe deri në 2021, ai grumbulloi 180 paraqitje./btvnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Artikuj te ngjashem

Me te fundit