E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kthjellime dhe vranësira, mësoni si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme mbi vendin tonë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore më të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore nga 1 deri në 19°C, në zonat e ulëta nga 1 deri në 20°C  dhe në zonat bregdetare nga 6 deri në 19°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit