E enjte, 28 Nëntor, 2024

Protesta e opozitës: Deputetët e përjashtuar të PD përplasen me Gardën, na lini të hyjmë!

Deputetët e PD të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare një javë më parë, duket se nuk do të heqin dorë dhe do të tentojnë të futen sërish në Parlament.

Ndërkohë, deputetët janë zhvendosur nga selia blu drejt Parlamentit, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe protesta e opozitës sërish jashtë Kuvendit.

Mes deputetëve të përjashtuar, janë Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Edmond Spaho
dhe Oerd Bylykbashi.

Këta të fundit por edhe deputetë të tjerë të PD, si Luan Baçi apo Albana Vokshi, po tentojnë të futen në seancë, por janë përballur me Gardën, e cila nuk i lejon, duke krijuar kështu tension mes tyre.

“Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibuzukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Jeni te Aktivisti. Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thotë Spaho. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit